Doktori i luftës përgënjeshtron Kamishin, kjo është e vërteta për armën dhe Albin Kurtin

Doktori i luftës përgënjeshtron Kamishin, kjo është e vërteta për armën dhe Albin Kurtin

10:05, 17/06/2021

 

Doktori në kohën e luftës, Liri Loshi ka publikuar një status në Facebook duke dhënë versionin e tij për Albin Kurtin dhe UÇK-në. Ai ka polemizuar me Bekim Haxhiun në lidhje me deklaratat se Kurtit i është ofruar një armë në Drenicë, shkruan Syri. net Kosova. Reagimi i Loshit, vjen pas disa rrëfimesh rreth rolit të kryeministrit gjatë luftës në Kosovë.

Statusi i plotë:

Albin Kurtit nuk i është ofruar arma në Drenicë

Pse Albin Kurtit me banim në Prishtinë është dashur t’i afrohet arma në Likovc? Bekim Haxhiu që flet për këtë ofertë interesante ndaj Kurtit e di mirë se pothuaj të gjithë ushtaret e Zonës operative të Drenicës, me ndonjë përjashtim, kanë qenë banorë të fshatrave të atij regjioni. UÇK në Drenicë nuk kishte kazerma ushtarake, apo banim kolektiv të ushtarëve me perjashtim të Brigades 111, perkatesisht njesisë speciale që ishte në trajnim intenziv për detyra të veçanta luftarake. Nuk kishte mundësi që as mjekëve specialistë që vinin në Likovc nga Prishtina, t’iu sigurohej bujtja në Drenicë.

UÇK në tërë Kosovën kryesisht ka funskionuar si një formacion i përbërë nga lufetarët që vinin nga po ato fshatra ku vepronin njesitë ushtarake. Pra, secili ushtar në mbremje ishte në shtëpinë e tij. Vetë Bekim Haxhiu ka vepruar në fshatin e tij dhe ka banuar në shtëpinë e tij në Terrnavc. Unë, pasi që më është djegur shtëpia në muajt e parë të luftës, në qershor 1998, jam tërhequr në fshatin Leçinë, i cili nuk ishte shkatërruar ende nga ofenziva serbe. Shumë ushtarë të lagjes sime jane detyruar t’i dorezonin armet në komande, nder ta edhe vëllau im, për faktin se nuk kishin ku të benin konak. Disa nga këta ushtarë nuk kanë mundur të kthehen asnjëherë deri më 10 qershor 1999 kur ka hyrë NATO në Kosovë. Pra, ata nuk kanë pasur mundësi që të vepronin askund tjeter pas shkatërrimit fizik të shtëpive të tyre.

Pastaj me çfarë kompetence flet Bekim Haxhiu për ofrimin e armes që i është bërë zotit Kurti në Likovc? Zoti Haxhiu ka mundur të jetë në Likovc me ndonjë detyrë brenda ditës, por Likovci nuk ka qenë vendi ku ai ka vepruar. Prandaj, me çfarë kompetence flet ai kur thotë se Kurtit iu ofrua arma në Likovc, por ai e refuzoi?! Pra, zoti Haxhiu ishte vetëm një komandant lokal në fshatin e tij, asgjë më teper. Si komandant, megjithatë, është shquar për aksione luftarake ndaj forcave serbe. Në një rast., si reporter lufte, kam raportuar për një aksion te udhehequr nga ai. Por, opinioni duhet ta dijë se Bekim Haxhiu e ka bërë gjumin çdo nate në shtëpinë e tij në Terrnafc. Atëherë, pse Albin Kurti nga Prishtina duhej të vinte e të vepronte në Likovc. Albin Kurti nuk ishte ndonjë epror ushtarak, as nuk ishte mjek që do të mjekonte të plagosurit. Nëse ai duhej ta ndihmonte UÇK-në, ate nuk do të mund ta bënte askund më mirë sesa nga aty ku e ka ndihmuar, pra nga zyra e UÇK-së në Prishtinë. Nëse duhej te armatosej dhe ta veshte uniformën, pse ta bënte atë pikërisht në Drenicë, kur më afer e kishte zonën e Llapit, apo të Shalës?

Pra, nuk ka pasur asnjë motiv që Albin Kurti në kohë lufte të uniformohej dhe te vepronte në Drenicë. Likofci ka qenë njëfarë qëndre për Drenicën, por për Kosovën ka qenë Prishtina. UÇK-ja ka pasur nevojë per zëdhenës në Prishtinë, jo në terren. Atje kishte zëdhënësit lokalë. Pastaj ne kemi pasur mungesë të madhe të armeve dhe të uniformave. Kemi pasur ushtarë që kanë pritur me muaj për njē armë. Prandaj, ai komandant që i ka ofruar armen kujtdo jashtë rendit që ishte në pritje, duhej të ketë qenë shumë i papërgjegjshëm, sepse për ta marrë nje armë kishte rend dhe rregull.

Me nje fjalë, pretendimet se Albin Kurtit i është ofruar armatosja në Likofc, nuk janë gje tjetër veçse një propagandë denigruese kundër tij. Ky është një veprim i turpshëm që e bën Bekim Haxhiu - Kamishi bashkē me kamishët tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco