E dhimbshme: I riu që vdiq në Klinë, para tri vitesh humbi edhe babain

E dhimbshme: I riu që vdiq në Klinë, para tri vitesh humbi edhe babain

09:56, 17/06/2021

Valentin Balaj nga fshati, Gllarevë i Klinës vdiq të enjten pas plagëve që mori të mërkurën nga një gjuajtje me armë zjarri në qendër të qytetit.

Mësohet se i riu që vdiq të enjten para tre vitesh kishte humbur babain, Xhemë Balaj i cili ishte veteran i luftës.

Kujtojmë se të mërkurën në orën 21:00, ndodhi plagosja në sheshin e Klinës, përderisa policia rastin e ka cilësuar si vrasje .

Mësohet se po ashtu se në lidhje me këtë rast fillimisht janë përcjellë në stacion dhe janë intervistuar babë e bir, të dy të dyshuar për vrasjen e të riut nga Klina.

Ndërsa sipas raportit të policisë është vetëm një i arrestuar nga ky rast.

Dy të arrestuarit janë nga fshati Kopiliq i Skenderajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco