Për ditëlindjen e Ukshin Hotit, Albin Kurti vendos në muze xhemperin dhe kostumin e tij të preferuar

Për ditëlindjen e Ukshin Hotit, Albin Kurti vendos në muze xhemperin dhe kostumin e tij të preferuar

09:29, 17/06/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot shkoi në Krushë të Madhe për të shënuar ditëlindjen e veprimtarit Ukshin Hoti.

Ai tha se java e Lëvizjes Vetëvendosjes, që këtë vit shënoi 16 vjetorin e saj, nisi më 10 qershor me shënimin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe përmbyllet sot me 17 qershor me shënimin e ditëlindjes së Ukshin Hotit.

“Me aktivistë e banorë të Krushës së Madhe, në Shtëpinë Muze, bashkë me Avni Deharin vendosëm dy palë rroba të Bacës Ukë: xhemperin që e ka preferuar më së shumti dhe një kostum vere të cilin e veshi kur doli nga burgu i parë. Ai kostum shihet edhe në fotografinë nga një koncert i Shkurte Fejzës në Kërçovë”.

“Librat e Profesor Hotit, jeta e tij vepër dhe rikthimi te kjo shtëpi na mbajnë fort në rrugë të drejtë dhe përplot me energji për ecjen përpara”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco