Koha kur Kadri Veseli thoshte se Albin Kurti do takohej me Vuçiqin pa asnjë kusht

Koha kur Kadri Veseli thoshte se Albin Kurti do takohej me Vuçiqin pa asnjë kusht

19:44, 15/06/2021

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në dhjetor të vitit 2019 kishte paralajmëruar se Albin Kurti do të takohet me Aleksander Vucic, pa asnjë kusht. Pra një gjë e tillë ka ndodhur sot ku Kurti është ulur pa kushte përballë Vucicit në Bruksel.

 

Sot në Bruksel, nën lehtësimin e Përfaqësuesit të lartë të BE’së për Politikë të Jashtme Joseph Borrell dhe të Emisarit të BE’së për dialogun Miroslav Lajcak janë takuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic. Ky takim u përcoll me tensione, por pa rezultate.

Një gjë të tillë të uljes në tavolinë të Kurtit me Vucic, pa kushte e kishte parashikuar ish-kreu i PDK’së, Kadri Veseli, në Klan Kosova.

Ai kishte thënë se Albin Kurti ka pranuar për t’u takuar pa asnjë kusht me Vucicin.

“Nëse bëhet kryeministër, Albin Kurti ka me u taku me Vucicin pa asnjë kusht. Ai keni dëgju ato deklaratat që thotë nuk takohna me Vucicin pa kërkuar falje, unë po them se ai ka me u takuar pa asnjë kusht”, kishte thënë Veseli në dhjetor të 2019, pak para se Kurti të zgjidhej kryeministër.

Më poshtë keni deklaratën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco