'Nuk ka ndodhur, është montazh', PSD realizon aksion për takimin e Kurtit me Vuçiqin

'Nuk ka ndodhur, është montazh', PSD realizon aksion për takimin e Kurtit me Vuçiqin

19:16, 15/06/2021

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur aksionin e radhës kundër veprimeve të qeverisë dhe kryeministrit Kurti.

Aksioni i natës së sotme kishte të bënte me takimin që kryeministri Kurti zhvilloi në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ata kanë vendosur një fotografi të madhe të takimit të sotëm mes kryeministrit kosovar dhe presidentit serb, në të cilën kanë shkruajtur “Kjo është montazhë – Ky takim nuk ka ndodhur” si dhe “Albini nuk e takon Vuçiqin pa kërkuar falje Serbia”.

Kjo pas deklaratave të mëhershme të Kurtit i cili i quante “tradhtarë” ish-pushtetarët që dialogonin me Serbinë para se kjo e fundit të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco