Blerim Latifi i ka disa fjalë për takimin e parë të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel

Blerim Latifi i ka disa fjalë për takimin e parë të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel

19:11, 15/06/2021

Analisti politik, Blerim Latifi, teksa ka komentuar katër kërkesat e kryeministrit Albin Kurtit të parashtruara në takimin në nivel të lartë për dialogun me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se rezistenca e palës kosovare mund të vlerësohet si pozicion destruktiv nga ndërmjetësuesit e dialogut.

Latifi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, e ka fajësuar pushtetin e shtatë viteve të fundit për dobësimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, derisa ka thënë se si rezultat nuk mund t’i vihen kushte Serbisë.

“Katër propozimet e Kurtit në takimin e tij me Vuçiqin duken mirë si retorikë politike, por si kushte për ndryshimin e karakterit të dialogut, nuk funksionojnë dot”, thuhet në postimin e tij.

“Në shtatë vitet e fundit politika kosovare ka punuar sistematikisht në dobësimin e pozicionit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës në raport me Serbinë. Si rezultat sot ne jemi në situatën kur as nuk mund t’i imponojmë kushtet tona të dialogut e as të tërhiqemi prej tij, ndërsa rezistenca e Kurtit do të ballafaqohet me rrezikun për t’u vlerësuar si pozicion destruktiv nga europianët dhe amerikanët”, deklaron tutje ai.

Përgjatë takimit me Vuçiq, shefi ekzekutiv me palën kosovare ka parashtruar katër kërkesa, në mesin e të cilave është edhe njohja e ndërsjellë mes dy vendeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco