Po përmbushet edhe një kërkesë e qytetarëve të Komunës së Vitisë

Po përmbushet edhe një kërkesë e qytetarëve të Komunës së Vitisë

18:24, 15/06/2021
Kryetari i degës së VV-së në Viti, Nijazi Isaku ka njoftuar se së bashku me Zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishin, kanë vizituar fshatin Gërlicë te vendi ku pritet të bëhet kyqja në autostradën “Arben Xhaferi”.
 
Isaku, përmes një shkrimi në Facebook, tha se zëvendësministri Durmishi e konfirmojë se në buxhetin e vitit 2022, që do të votohet në tetor të këtij viti, do të jetë edhe ky projekt i kyqjes në autostradën “Arbën Xhaferi” në Gërlicë.
 
 
"Për gjithë këto vite është mashtruar qytetari i Komunës së Vitisë lidhur me kyqjen në autostradën “Arbën Xhaferi”" shkruan ai.
 
 
Shkrimi i plotë:
 
Po përmbushet edhe një kërkesë e qytetarëve të Komunës së Vitisë
Sot, së bashku me Zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Hysen Durmishin ishim në Gërlicë te vendi ku pritet të bëhet kyqja në autostradën “Arben Xhaferi”
Zëvendësministri z. Durmishi e konfirmojë se në buxhetin e vitit 2022, që do të votohet në tetor të këtij viti, do të jetë edhe ky projekt i kyqjes në autostradën “Arbën Xhaferi” në Gërlicë.
Për gjithë këto vite është mashtruar qytetari i Komunës së Vitisë lidhur me kyqjen në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Tani, në Qeverinë Kurti II, ky projekt po jetësohet. Fillimisht, në vjeshtën e këtij viti do të votohet Buxheti i Qeverisë së Kosovës e rrjedhimisht do të jetë edhe ky projekt i kyqjes në autostradën “Arbën Xhafer” në Gërlicë.
Falendëroj përzemërsisht z. Durmishin për këtë gadishmëri dhe këtë zotim lidhur me projektin e kyqjes në autostradën “Arbën Xhaferi” në Gërlicë.
Të dashur e të nderuar qytetarë të komunës sonë, do t’ju informojmë për gjitha hapat në ditët në vijim lidhur me ketë projekt.
Do të bëhet kyqja, por nuk do të ketë vjedhje në emër të kësaj kyqje, siç kishin bërë e planifikuar qeveritë e kaluara.
Me respekt
Nijazi Isaku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco