Policia del te kisha ku dje erdhën serbët (Foto)

Policia del te kisha ku dje erdhën serbët (Foto)

08:50, 11/06/2021

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në afërsi të Kishës së braktisur që gjendet në kampusin e Unversitetit të Prishtinës edhe sot.

Në pamjet nga kampusi i UP-së, shihen policë

Këto masa të shtuara erdhën pasi që serbët dje u rikthyen në kishën e papërfunduar, për herë të parë pas vitit 1998, për të mbajtur një liturgji fetare.

Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.

Ky veprim i Kishës Ortodokse Serbe ngjalli reagime të shumta në Kosovë, e madje u konsiderua provokim.

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, ku përfshihet edhe objekti në të cilin është organizuar ceremonia në fjalë.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco