Blerim Latifi e zbulon me detaje pse u mbajt liturgjia pikërisht me 10 qershor në zemër të Prishtinës

Blerim Latifi e zbulon me detaje pse u mbajt liturgjia pikërisht me 10 qershor në zemër të Prishtinës

18:46, 10/06/2021

Nuk është e rastësishme hiç pse Kisha Ortodokse Serbe ka zgjedhur 10 qershorin për të mbajtur liturgji në kishën e Millosheviqit në Prishtinë. 

Kështu po vlerëson profesori Blerim Latifi, shkruan Syri.net Kosova.

"10 qershori është data e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, organizatës së parë kombëtare shqiptare.10 qershori është data e fillimit të largimit të ushtrisë e policisë serbe nga Kosova, pas nënshkrimit të kapitullimit të tyre në Kumanovë me 9 qershor 1999. 10 qershori është data kur gjatë vizitës së tij në Tiranë, në qershor 2007, presidenti Bush, njoftoi botën se pavarësia e Kosovës është punë e kryer", ka shkruar Latifi në Facebook.

Sipas tij, duke zhvilluar një liturgji në zemër të Prishtinës, në një kishë gurthemelin e të cilës e kishte vënë vetë krimineli Arkan, Kisha Ortodokse Serbe ka dashur dhe ia doli të përçoi një mesazh politik kundër këtyre tri datave. 

Madje, nën hundët tona dhe me lejen e institucioneve tona të mjera shtetnore, të mbushura me qyqarë e të padijshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco