Vjosa Osmani tregon se çka diskutoi me Kallasin

Vjosa Osmani tregon se çka diskutoi me Kallasin

15:28, 10/06/2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Estoni është pritur nga kryeministrja Kaja Kallas.

“Të dy bashkëbisedueset i kanë vlerësuar raportet ndërshtetërore të mira dhe kanë shfaqur përkushtimin për avancimin e tyre.

Presidentja Osmani ka përmendur mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke përfshirë edhe procese të tjera nëpër të cilat ka kaluar vendi”, thuhet në njoftim.

Ajo ka shfaqur bindjen se Estonia do të vazhdojë edhe më tej ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, por edhe në anëtarësimin në strukturat veri-atlantike.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova duhet të mësojë nga modeli i Estonisë në shumë sfera, e posaçërisht në atë të fushës së teknologjisë informative, ndaj ka thënë se bashkëpunimi me këtë shtet duhet të shtrihet edhe në fushën e mbrojtjes, ekonomisë, arsimit, turizmit dhe shkëmbimit kulturor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco