Përsëritet historia e qenit besnik Hachiko: Pronarja shkon në spital, ai e ndjek nga pas

Përsëritet historia e qenit besnik Hachiko: Pronarja shkon në spital, ai e ndjek nga pas

14:38, 10/06/2021

Besnikëria dhe dashuria pa kushte i ka bërë qentë të fitojnë titullin “miku më i mirë i njeriut”.

Por një qen në Japoni i kishte aq të pakufizuara këto dy cilësi, saqë ka fituar një vend në zemrën e të gjithë japonezëve dhe e ka mbajtur atë për gati 70 vjet.

Pavarësisht se kanë kaluar shumë dekada, Haçiko nuk është harruar, por historia e tij është bërë e njohur për të gjithë botën e së fundmi duket se është përsëritur.

Një qen i racës “golden retriever” ndoqi ambulancën për disa kilometra, pasi në të ndodhej pronarja e tij.

Video u regjistrua në Stamboll, Turqi, pasi një grua njoftoi ambulancën për arsye shëndetësore.

Qeni u përpoq të hynte në ambulancë, por pasi u refuzua nga stafi, ai vendosi të ndiqte automjetin.

Por edhe kur pronarja e tij u fut në spital, ai ende priste me durim jashtë godinës.

Për më tepër shikoni videon:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco