Habitati endemik Boshtra një vlerë e shtuar e regjistrit të zonave të mbrojtura të natyrës

Habitati endemik Boshtra një vlerë e shtuar e regjistrit të zonave të mbrojtura të natyrës

18:12, 21/05/2021

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës si institucion qendror përgjegjës për hulumtimin dhe evidentimin e vlerave të natyrës së fundi ka bërë evidentimin e vlerës së natyrës – vendbanimin e llojit endemik Forsythia europaea (Boshtra) që gjendet në kodrën e Goleshit, zonë kjo që përfshinë territorin e Komunës së Fushë Kosovës, Drenasit dhe Lipjanit.

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës (Nr. 03/L-233) hartimi i arsyeshmërisë profesionale të vlerave të natyrës është përgjegjësi dhe detyrë e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. Pas hartimit të arsyeshmërisë profesionale nga ana e Grupi punues të përbërë nga përfaqësues të MMPHI-së, Universitetit të Prishtinës dhe ata nga komunat përkatëse kuvendet e këtyre tri komunave brenda një periudhe shumë të shpejtë kanë nxjerrë vendimet mbi shpalljen e territoreve të tyre veç e veç si monument natyre.

Sipërfaqja e tërësishme e kësaj zone është gjithsej 123.54 ha (51.92 ha në K. e Fushë Kosovës, 38.42 ha në K. e Drenasit dhe 33.2 në K. e Lipjanit).

Forsythia europaea Deg.et Bald. (Boshtra) është bimë drurore – shkurre, endemike dhe relikte terciere e Kosovës dhe Shqipërisë. Ky lloj në Kosovë rritet në vende shkëmbore – serpentinore duke krijuar pyje të rralla ose shkurre. Ky lloj është vlerësuar në Librin e Kuq të florës vaskulare të Kosovës në kategorinë  LC (më pak i rrezikuar) pasi që lloji për momentin nuk është i kërcënuar në atë masë sa që të futet në ndonjë kategori më të lartë. Habitatet ku rritet ky lloj janë të pasura edhe me lloje tjera endemike dhe relikte që kanë rëndësi shkencore

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco