Shërbyesit civil si kategoria më e anashkaluar presin mbështetje nga qeveria

Shërbyesit civil si kategoria më e anashkaluar presin mbështetje nga qeveria

17:28, 21/05/2021 Nga B.T

Shërbyesit civil vazhdojnë të ndihen si kategoria më e anashkaluar në vend, derisa shpresojnë nga Qeveria Kurti që gjendja dhe kërkesat e tyre të përmirësohen.

Kryetari i Sindikatës së Administratës Publike Ali Gashi, tha për "Syri.net", se kjo qeveri e cila ka ardhur me moton për ndryshim do të duhej të punoj dhe angazhohet që të përmirësoj gjendjen e shërbysve civil të cilët janë kategoria më e anashkaluar nga të gjitha kategoritë tjera.

Sipas tij SPAK-u do angazhohet maksimalisht që të ngris zërin dhe të avokoj nevojat dhe kërkesat e shërbyesve civil.

"Sindikata e Administratës Publike i ka bërë tani të qarta kërkesat e veta e të cilat konsiderojmë që janë të drejta dhe legjitime", tha kryetari Ali Gashi.

Ai tregoi se kërkesat e tyre janë Ligji i Pagave dhe ai i Punës.  Ti pranohet përvoja e punës  të gjithë shërbyesve civil, të dëbuar padrejtësisht nga puna gjatë vitëve 90. Të filloj sa më parë aplikimi i sigurimit shëndetësor. Nënshkrimi i kontratës kolektive dhe sektorialë. 
SPAK-u propozojnë që paga minimale të jetë 350 euro.

"Këto kërkesa të cekura më lartë nuk janë të vetmet, por me prioritet. SPAK-u kërkon nga ana e Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës që me prioritet t'i trajtoj këto kerkesa duke i sigurar që do jemi gjithëmonë të gateshëm për bashkëpunim", tha për "Syri. net" kryetari i SPAK-ut Ali Gashi.

Nga ana tjetër prioritet i qeverisjes Kurti është mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimi i kushteve në punë. 

Qeveria këtë synon ta arrijnë nëpërmjet rishikimit të kornizës ligjore për të drejtat e punëtorëve dhe sigurinë në punë. Për përmirësimin e kushteve në punë, premtojnë se do të fuqizojnë mekanizmat e zbatimit të ligjit. 

Po ashtu Qeveria Kurti premton se do të rrisin inspektorët e punës, do të avancojnë kapacitetet Agjencisë së Punësimit, do të rrisin pagën minimale, do të njohin punën praktike si përvojë pune, do të ngrisin kapacitetet për shqyrtimin e ankesave nga punëtorët dhe do të rregullojnë pushimin e lehonisë dhe atij prindëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco