Tre anëtarët e Bordit të 'Trepçës' të emëruar sot nga Kurti, të dënuar me nga 6 mijë euro gjobë

Tre anëtarët e Bordit të 'Trepçës' të emëruar sot nga Kurti, të dënuar me nga 6 mijë euro gjobë

16:04, 21/05/2021

Qeveria e Albin Kurtit ka emëruar sot Bordin Mbikëqyrës të Përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Trepça”.

Bahri Hyseni do të jetë kryesues i kësaj ndërmarrje, ndërsa në rolin e anëtarëve do të jenë Hekuran Nikçi, Alban Krasniqi, Shyqri Sadiku dhe Shyqri Kelmendi.

Hyseni,  Sadiku dhe Kelmendi kishin qenë anëtarë të Bordit të Trepçës edhe më herët, nga ku kishin marrë edhe një gjobë të majme nga Inspektorati i Punës në Mitrovicë.

Që të tre këta anëtar ishte gjobitur me nga 6000 mijë euro.

Kjo kishte ndodhur më 17 gusht 2020 dhe kishte të bënte me një vendim për shkarkimin e Basri Ibrahimit nga pozita e kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës.

Ibrahimi kishte bërë ankesë në Inspektoratin e Punës dhe e cila ishte vlerësuar me bazë nga ky institucion.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco