Qeveria Kurti emëron 7 anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Qeveria Kurti emëron 7 anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim

13:02, 21/05/2021

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të rinj të bordit të Këshillit Shtetërorë për Cilësi të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Në përbërje të këtij bordi, janë katër anëtarë vendorë dhe tre ndërkombëtarë.

Këshilli Shtetëror për Cilësi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim ishte bërë problematikë në vend që nga koha kur ky bord ishte shkarkuar nga ish’kryeministri Ramush Haradinaj, dhe më pas Kosova ishte përjashtuar nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Qeveria Kurti kishte premtuar se do të kthente Kosovën në EQAR. Ky vendim vjen edhe si rrjedhojë e dorëheqjes së pesë anëtarëve të bordit, të bërë para disa muajsh, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në vendimin e ministres Nagavci të cilin e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, bëhet e ditur se anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Adreditim (AKA-së), janë: Hasnije Ilazi, Gëzim Tosuni, Krenare Pireva Nuçi, Seb Bytyçi, Alison Felce, Cassie L. Barnhard, dhe Werner J.Stueber.

Ky këshill do të ketë mandat pesëvjeçar.

Gjithashtu në vendim thuhet se janë shfuqizuar pikat 1.1, 1.2, 1.5, 1.7 të Vendimit nr 01B/308, të dt.09.04.2018 dhe të emëruarve në pikat e cekura të këtyre Vendimeve u pushon mandati me hyrjen në fuqi të këtij Vendimi.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco