Sqarim nga Syri.Net Kosova rreth videos që u publikua sot

Sqarim nga Syri.Net Kosova rreth videos që u publikua sot

18:13, 15/05/2021

Në bashkëpunim me organet e rendit video skandali i publikuar të shtunën e kësaj jave nga Syri Kosova është fshirë nga sistemi.

Në video e publikuar gjatë ditës së sotme, shihen disa nxënës të mitur (me fytyra të mbuluara) teksa kanë ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur të një shkolle fillore në Prishtinë, e, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe me Prokurorinë e Shtetit kjo video është fshirë nga sistemi i portalit për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Policia e Kosovës për Syri Kosova ka thënë se lidhur me këtë rast janë marrë të gjitha informacionet e nevojshme, dhe se ky rast është duke u trajtuar bashkë me drejtues të shkollës në fjalë ku edhe ka ndodhur sulmi seksual si dhe me zyrtarë tjerë të Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit.

Nga zyrtarët e shkollës kemi pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit. Për shkak të moshës së personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe rrethanave specifike, me rekomandim të prokurorit, rasti po trajtohet nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale”, thuhet në përgjigjen e Policisë dërguar Syri Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco