A është ky sinjali se po lejohen dasmat në Kosovë?

A është ky sinjali se po lejohen dasmat në Kosovë?

17:43, 07/05/2021

Kryetari i Hotelierëve,  Hysen Sogojeva, nënkryetari Skender Thaçi, drejtori i estradës Afrim Muqiqi dhe drejtori i sallave të dasmave  Driton Hoti sot kanë mbajtur takim me z. Korab Kamberi këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.


Qëllimi i takimit ishte bisedë rreth rishqyrtimit të kërkesave të OHT ndaj masave antiCovid, si dhe sa më parë të dilet me një vendim për qështjen e funksionimit të sektoreve të cilat akoma nuk janë hapur.


"Takimi ishte profitabil, dhe biseda ishte në favor të përfaqësuesve tanë, mirëpo na mbetet të presim deri në takimin e radhës me  Ministri Arben VITIA, i cili pritet të ndodh gjatë vikendit, në mënyrë që të gjitha kërkesat tona të konkretizohen sa më parë!" thuhet në njoftimin e OHT-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco