Testi Pisa mbahet në Klinë, matet aftësia e 56 nxënësve

Testi Pisa mbahet në Klinë, matet aftësia e 56 nxënësve

17:27, 07/05/2021

Në shkollën e mesme profesionale “Fehmi Agani” në Klinë është mbajtur pilotimi për testin PISA 2021, ku pjesëmarrës kanë qenë 56 nxënës të SH.M.L. “Luigj Gurakuqi”.

I pranishëm ka qenë edhe drejtori i Arsimit në Klinë, Enver Gashi, i cili iu ka uruar nxënësve sukses dhe ka kërkuar nga ta angazhim edhe më të madh në mësime.

PISA është testimi më i madh ndërkombëtar për edukim, që teston nxënësit rreth moshës 15 vjeç. 

Ky testim matë aftësitë e nxënësve në lexim, shkencë dhe matematikë. Përzgjedhja e shkollave dhe nxënësve bëhet nga MASH duke u bazuar në kriteret e caktuara nga PISA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco