Kurti pasi u pagua rryma e serbëve në Veri: Nuk është se e kemi paguar rrymën e serbëve në Veri

Kurti pasi u pagua rryma e serbëve në Veri: Nuk është se e kemi paguar rrymën e serbëve në Veri

17:16, 07/05/2021

Kryeministri Kurti ka folur para mediave edhe për çështjen e dialogut por edhe për rrymën që pagoi për serbët e veriut të Kosovës.

 

“Nuk kemi nevojë që të nxjerrim platformë tash. Nuk fillon dialogu këtë muaj. Do të ishte gabim strategjik nëse do të paraqisnim platformë tash, e të shndërroheshim në shënjestër. Ne për shkak se jemi seriozë, nuk ngutemi.” – tha ai për dialogun.

Kurti kishte kritikuar ashpër para-ardhësit e tij për mungesën e platformës në dialogun me Serbinë.

“I kemi humbur gjithë këto dështime, sepse jemi ngutur. Janë nxituar vit pas viti dhe kemi pasur shumë vonesë. Nuk ka nevojë që të nxitohemi e të bëjmë gabime të reja për të cilat nuk e kemi komoditetin,” – u shpreh më tejkryeministri.

 

Ai foli edhe për vaksinat e për të cilat tha se është çështje ditësh se kur do të marrin kontingjentin e ri.

Kurti foli edhe për borxhin e paguar për serbët e Kosovës.

“Dje është marrë një vendim në Kuvend, si një iniciativë e Komisionit për Ekonomi, dhe besoj në këto gjashtë muaj që i kemi fituar si kohë do ta kompletojmë bordin. Dhe do të mund të fillojë inkasimi i energjisë elektrike në Veri. Jemi në situatë të pafavorshme, sepse rrezikonim të përjashtoheshim… nuk është se ne e kemi paguar borxhin e serbëve të Kosovës. Ne thjesht po menaxhojmë situatën. Borxhi është borxh.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco