Institucionet e drejtësisë të veprojnë në mënyrën të duhur

Institucionet e drejtësisë të veprojnë në mënyrën të duhur

17:06, 07/05/2021

Me rastin e dhjetë vjetorit të aprovimit të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje - Konventës së Stambollit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zëvendësministren Nita Shala, vizituan Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, si dhe Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. 

Qëllimi i vizitave ishte solidarizimi ndër-institucional në ndërmarrjen e veprimeve për të parandaluar dhunën në familje si dhe për një përgjigje institucionale më efikase kundrejt dhunës në familje si dhe dhunës në baza gjinore.

Ministrja Haxhiu shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht të Ministrisë së Drejtësisë për të adresuar me prioritet rastet e dhunës në familje, e që në këtë aspekt duhet një koordinim i plotë i institucioneve të drejtësisë për të vepruar në mënyrën më të duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco