Specialja jep disa detaje për qëndrimi e Veselit në Kosovë

Specialja jep disa detaje për qëndrimi e Veselit në Kosovë

10:54, 04/05/2021

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë, Kadri Veseli, që nga e diela është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Nën përcjelljen e forcave të EULEX-it, Veseli kishte ardhur në Mitrovicë, për ta vizituar në spital babanë e tij, i cili ka pësuar sulm në tru.

Mirëpo, ende nuk dihet se sa do të zgjasë vizita e tij.

Zëdhënësia e Dhomave të Specializuara në Hagë, ka refuzuar të përgjigjet, se kur do pritet rikthimi i Veselit në Hagë me qëllim të respektimit të privatësisë së Veselit.

“Për arsye operacionale dhe për të respektuar privatësinë e z.Veselit, ne nuk mund të japim ndonjë informacion shtesë mbi vizitën e kujdestarisë”, thuhet në përgjigjen Angela Griep.

Ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco