Avokati i njohur sjell rrëfimin nga Ulqini: Vajza kosovare që punon 12 orë në një ëmbëltore

Avokati i njohur sjell rrëfimin nga Ulqini: Vajza kosovare që punon 12 orë në një ëmbëltore

10:52, 04/05/2021

Avokati Arianit Koci, ka sjellur një rrëfim nga Ulqini ku thotë se e ka takuar një vajzë kosovare e cila punon 12 orë në një ëmbëltore.

Ai shkruan:

Poshtë ka ra Kosova, që nuk bën më poshtë.

Pse po e them këtë?

Edhe në një vend me mesatare të rrogave shumë të ulët, rinia e jonë, menxi po pret me e gjetë një vend pune.

Në Ulqin e takuam një zonjushë kosovare, që po punon në një ëmbëltore.

Orari i punës 12 orë.

“Gëzimin më të madh në jetë e kam që m’u ka bo viza e punës, këtu në Mal të Zi” – po thotë vajza e janë, punëtore e jashtëzakonshme.

Nuk po ndalet.

Po punon për dy veta!

Vitet më të mira e më produktive të jetës, po i kalon me një pagë relativisht të vogël.

Nuk ka gjetë punë në vendlindje.

Njëherë ka qenë dhe është Gjermania e Zvicra, tash çkado dhe kudo që po gjejmë punë.

Përndryshe, Ulqinakët thonë unanimisht se kosovarët janë mjeshtrit dhe punëtorët më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco