Policia nuk i ndal kontrollet për zbatim të masave anti Covid

Policia nuk i ndal kontrollet për zbatim të masave anti Covid

10:41, 23/04/2021

Roli dhe funksioni i Policisë së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e Pandemisë, ruajtjen e sigurisë e shendetit të qytetarëve është i dukshëm. 

Zyrtarët policor dhe menaxhmenti i PK-së, në vazhdimësi po përpiqen që përmes koordinimit të veprimeve me autoritetet shtetrore dhe bashkëpunimit me qytetarët të arrijnë senzibilizim të plotë dhe bashkërëndim të aktiviteteve në parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit dhe reduktimin e pasojave që sjell mosrespektimi i masave dhe kufizimeve. 

Qëllimi kryesor i angazhimeve tona është shpëtimi i sa me shumë jetëve njerëzore përmes respektimit të masave të vendosura nga autoritetet. 

Policia e Kosovës së bashku me inspektorët kompetent, në disa raste  kanë hasur në shkelje të masave dhe kanë shqiptuar vërejtje e gjoba sipas ligjit, për mosmbajtje të distancës dhe numrit të kufizuar në lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco