Ironizon Ermal Panduri: Më tha dosti a po shihemi, i thashë jo se kam me gatu

Ironizon Ermal Panduri: Më tha dosti a po shihemi, i thashë jo se kam me gatu

12:38, 14/04/2021

Moderatori Ermal Panduri ka ironizuar me një deklaratë që bëri mbrëmë në Debat Plus imami, Shefqet Krasniqi, e i cili bëri një interpretim diskriminues ndaj grave duke thënë se kuzhina është e grave.

Ndaj kësaj deklarate reagoi mbrëmë moderatori i emisionit, Ermal Panduri, duke thënë se ai gatuan vetë në shtëpinë e tij.

“Burrat mësohen prej burrave, gratë prej grave. Nëse përzihen bashkë, mandej burrat dalin gra, e gratë dalin burra e se di kush është burrë e kush është gru. Secili e ka vendin e vet, gratë kanë përparësi në çështjet që ja ka dhanë Zoti, burrat kanë vendin në çështjet që ja ka dhanë Zoti. Unë nuk mundem me ja zënë vendin në shumë vende gruas”, ia ktheu Krasniqi.

E sot Panduri ka ironizuar me një status në Facebook.

“Dosti: Ermal a po shihemi?
Ermali: Jo se kam me gatu…”, ka shkruar ai.
 

Dosti: Ermal a po shihemi? Ermali: Jo se kam me gatu...

Posted by Ermal Panduri on Wednesday, April 14, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco