Ja ku shfaqet Albena Reshitaj, deputetja që 'tradhtoi' Ramush Haradinajn

Ja ku shfaqet Albena Reshitaj, deputetja që 'tradhtoi' Ramush Haradinajn

13:54, 13/04/2021

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj e cila doli kundër partisë së saj AAK-së, me rastin e votimit të presidentes Vjosa Osmanit, është shfaqur në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Drejtoresha e kësaj Qenvdre, Feride Rushiti përmes një positmi në Facebook ka njoftuar se ka pritur në vizitë deputeten Reshitaj, derisa ka shkruar se është optimiste për përkushtimin e kësaj së fundit për shtyerjen perpara të kauzës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, transmeton Syri.net Kosova.

Postimi i plotë:

Sot kisha kënaqësinë të pres në vizitë deputeten e Kuvendit të Kosovës Znj. Albena Reshitaj.

 Me vjen mirë që pata rastin ta njoftoj deputeten Reshitaj rreth punës së qendrës sonë duke theksuar nevojat aktuale të të mbijetuarve për mbështetje institucionale, duke përfshirë Kuvendin e Kosovës.

Jam optimiste për përkushtimin e ardhshëm të deputetes Reshitaj për shtyerjen perpara të kauzës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Sot kisha kënaqësinë të pres në vizitë deputeten e Kuvendit të Kosovës Znj. Albena Reshitaj. Me vjen mirë që pata...

Posted by Feride Rushiti on Tuesday, April 13, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco