PZAP: S`ka ankesa për zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriore

PZAP: S`ka ankesa për zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriore

16:36, 01/12/2020

Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e së dielës për kryetar të komunës së Podujevës dhe asaj të Mitrovicës Veriore, nuk kanë dorëzuar asnjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ndonëse ka pasur paralajmërime për një gjë të tillë nga partitë politike.

Kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Shukri Sylejmani, tha se nuk kanë pranuar asnjë ankesë për zgjedhjet e të dielës.

Ai thotë se si PZAP kanë qenë të gatshëm që të merren me ankesat eventuale të partive politike rreth procesit zgjedhor në të dy komunat, e mos paraqitja e ankesave sipas tij mund të merret si arsye se zgjedhjet kanë qenë të rregullta dhe të qeta.

“Edhe pse kanë qenë të paralajmëruara një numër jo bash edhe i vogël i ankesave që lidhen me ditën e votimit ato nuk janë sjell në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ne si institucion kemi qenë në gatishmëri gjatë gjithë ditës së diele edhe pse afati i ankesave subjekteve politike dhe kandidatëve të pavarur iu rrjedh prej orës 19 ditën e diel deri në orën 19 ditën e hëne. Ne gjatë gjithë ditës së diel kemi qenë në PZAP të gjithë stafi administrativ dhe paneli i gatshëm me u marr me ato ankesa, por nuk janë paraqitur. Kjo si duket është refleks i një konstatimi të përgjithshëm se këto zgjedhje kanë qenë të qeta dhe të rregullta”, tha ai.

Megjithatë, ai thotë se ankesa nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e të dielës mund të ketë edhe gjatë fazës së numërimit të votave dhe pas shpalljes përfundimtare të rezultatit zgjedhor.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco