Shifra befasuese, ja sa persona janë raportuar të zhdukur në vitin 2020 në Kosovë

Shifra befasuese, ja sa persona janë raportuar të zhdukur në vitin 2020 në Kosovë

22:43, 26/10/2020

Sipas Policisë së Kosovës, në vitin 2018, 240 persona ishin raportuar si të zhdukur, ndërsa në 2019, 252. Pas 9 ditësh kërkime, u gjet e gjallë në mes një mali në fshatin Gllanasellë.

Egzona Ferati, u gjet vetëm pas mobilizimit vullnetarë, të cilët e gjeten pa ndjenja në këtë fshat të komunës së Drenasit.

E fat të njëjtë si të Egzonës, nuk kishte Enver Berkolli. Pas gati një muaji kërkim, i moshuari i gjet i vdekur qindra metra larg shtëpisë së tij.

Ndërkohë, rastet kur raportohen persona të zhdukur në vend, nuk janë të rralla. Sipas Policisë së Kosovës, vetëm brenda vitit 2020, 112 persona u raportuan si të zhdukur.

Madje kishte raste, kur të zhdukurit, ishin edhe fëmijë. E në gjetjen e shumë prej këtyre rasteve, ndihmën me të madhe e dhanë vullnetarët.

Udhëheqësi i grupit të vullnetarëve për kërkim shpëtim, Ridvan Tahiri, thotë që informacionet e para për të zhdukurit, i marrin nga vetë familjarët.

Pas kësaj, ky grup, menjëherë fillon kërkimet për gjetjen e personit të zhdukur.

E këtë punë, sipas Tahirit e bëjnë që një vit në baza vullnetare.

Ndërsa ka treguar edhe për vendet, ku rëndom gjenden personat e lajmëruar si të zhdukur.

Ish – ushtaraku, ka thënë që bashkë me grupin prej 100 vullnetarëve, deri me tani, kanë marrë pjesë në 7 raste të kërkimit.

Vetëm një në këto 7 raste, këta nuk arritën ta gjejnë të gjallë. Ridvan Tahiri, ka treguar për emocionet, kur pas shumë ditësh e javësh kërkim larg shtëpisë, arrijnë ta gjejnë një person të gjallë.

Në fund, Tahiri ka thënë që grupi i vullnetarëve, ka nevojë për sigurimin e disa pajisjeve, në mënyrë që kërkimet e tyre të jenë më efektive.

Ndërkohë, sipas Policisë së Kosovës, në vitin 2018, 240 persona ishin raportuar si të zhdukur. Ndërsa në vitin 2019, 252. /T7/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco