Tomë Gashi publikon dëshminë e Milaim Zekës në Gjykatë për 'burgjet e UÇK-së'

Tomë Gashi publikon dëshminë e Milaim Zekës në Gjykatë për 'burgjet e UÇK-së'

13:46, 28/09/2020

Avokati i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së Tomë Gashi, tha se për  ju televizionet që doni  me ruajt si sytë e ballit Milaim Zeken- Znaqken! 

Ai  shtoi se kjo është dëshmia në gjykatë  e Milaim Zekes, të cilin ish shefi i ShIK-ut Kadri Veseli e dinë pse e quan Znaqkë.

1. Znaqka konfirmon se kishte këmbim  të informatave për rastin Drenica, ku u akuzua Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, dhe 15 pjestarë te UÇK-së për krime të luftës.

Saulustro pas këtij rasti shkoi në Beograd me 2016, ku u punësua në zyrën e prokurorit për krime të luftës, e cila prokuori bashkëpunon me Gjykatën Speciale kundër UÇK-së. 

2. Edhe prokurori i EULEX-it-nuk mendon se ka pas shumë kampe të UÇK-së, por Milaim Zeka thotë ndryshe ne pikën 3. 

3. Znaqka deklaron në gjykatë se ka pas shumë kampe të UÇK-së, se ka informata kush do te akuzohet nga Gjykata Speciale, duke filluar nga Hashim Thaçi, kryeparlamentari ( Kadri Veseli), dhe per qudi të gjitha deshirat po i realizohen ! 

4. Tani prokurori i Eulexit bindet se paska pas shume kampe te UÇK-së. 

5. Milaim Zeka, e njofton prokurorin e Eulexit se nga Salustro, ato ishin ( kampe te UÇK-se), Likovci, Klecka, dhe sipas tij edhe Dukagjini. 

6. Avokati Gregor Guy Smith, dhe une, tentuam ta ndalojme Znaqken, të vazhdoj të këndoj, por pa sukses, sepse Znaqka kishte vendosur te flas sipas tij për  kampet e UÇK-së. 

7. Znaqka vazhdon te flas per kampet e UÇK-se, sipas tij ne Dukagjin, ne Llap, ishte edhe nje kamp edhe ne Kukes ne Shqiperi dhe tjera qe nuk i kujtohen...e per qudi implikon edhe Shqiperine pa e pyetur askush ! 
Kjo eshte vetem nje faqe e deshmise se Znaqkes ne Gjykate, me 03 shkurt 2016,(Gjykata Themelore e Mitrovices P 51/14). 

"Ne avokatët e mbrojtëm mirë Znaqken, ai u liru në gjykatë, por akuzat e tij kundër UÇK mbetën", tha Gashi.  
Është e sigurtë  që këto dëshmi të Znaqkes janë në Gjykatën Speciale, tash po e pres  EULEX-in, se me ka marrë malli për Nasim Haradinajn dhe për Hysni Gucatin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco