Arrestohet ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa

Arrestohet ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa

11:55, 24/09/2020

Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa, është arrestuar.

Këtë e kanë konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, që tha se ende nuk ka informatë zyrtare.

“Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kur do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë”.

U raportua se Mustafa që ishte ish-epror i UÇK-së në zonën operative të Llapit, u arrestua nga Policia e EULEX-it për krime lufte.

Lidhur me këtë është kontaktuar edhe zyra e EULEX-it në Kosovë dhe është në pritje të përgjigjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco