Kërkohet përkrahje qeveritare për avancimin e administrimit të tokës

Kërkohet përkrahje qeveritare për avancimin e administrimit të tokës

10:03, 24/09/2020

Me qëllim të prezantimit të aktiviteteve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në fushën e administrimit të regjistrave pronësor, hartografisë, kadastrës dhe gjeodezisë, është mbajtur një takim pune mes zëvendës kryeministrit të Republikës së Kosovës Besnik Tahirit dhe kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës Avni Ahmeti.

Në takim u bisedua edhe për fushat e bashkëpunimit në të ardhmen me theks të veçantë përkrahja qeveritare për avancimin e administrimit të tokës në Republikën e Kosovës. 

Ahmeti në fund të takimit ia dhuroi Tahirit literaturën profesionale e cila avancon çështjet kadastrale dhe pronësoro-juridike në Kosovë e të cilën ekspertët e AKK e kanë zhvilluar së fundmi me qëllim të lehtësimit të punëve të gjithë të përfshirëve në këtë fushë dhe me qëllim të avancimit të shërbimeve që iu ofrohen institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco