Basha: Jemi vendi më i ulët për testime, Rama nuk mëson nga dështimet

Basha: Jemi vendi më i ulët për testime, Rama nuk mëson nga dështimet

18:51, 23/09/2020

Kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Bashan ë një komunikim live me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë ka denoncuar neglizhencën fatale të qeverisë Rama për të marrë masa në lidhje me situatën e pandemisë Covid-19, që sa vjen edhe po bëhet më alarmante.

‘Mësuesit në Kosovë janë testuar dhe ka një përkushtim për ti testuar në mënyrë periodike.

Kurse te ne kryeministri nuk ua vuri veshin fare këshillave dhe sugjerimeve tona, po kështu as Ministria përkatëse.

Kjo që bëjmë sot nuk është një mbledhje e parakoshme.

Jemi futur tashmë në një garë me kohën.

Është e pafalshme që 6 muaj pas pandemisë, nuk kanë asnjë informacioni se si do të procedohet me masat.

Nuk dua të merrem me këtë dështim tani, nuk ka kohë.

Por është e pafalshme që nëse ke dështuar në 6 muaj, të mos marrësh parasysh një dështim tjetër.  

Sot ne mbetemi vendi me numrin më të ulët të testimeve.’, tha ndër të tjera Basha.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco