Hoti takoi Likajn dhe Kastratin, diskutuan për procesin mësimor

Hoti takoi Likajn dhe Kastratin, diskutuan për procesin mësimor

15:47, 22/09/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot është takuar me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Në këtë takim u diskutua për gjetjen e një zgjidhjeje pas gjendjes së krijuar në arsimin parauniversitar të kësaj komune, si pasojë e mosvijimit të procesit mësimor nga nxënësit e disa shkollave.

Hoti e ka përgëzuar kryetarin Kastrati për nismën e ndërmarrë, me qëllim të reformimit dhe avancimit të arsimit në këtë komunë, duke theksuar se vendit i nevojitet një strategji nacionale e reformimit të sistemit arsimor parauniversitar.

Hoti po ashtu ka theksuar se institucionet e vendit, qendrore dhe lokale, janë të obliguara të krijojnë kushte për përfshirjen e të gjithë nxënësve në procesin mësimor.

Vendit i nevojitet një strategji nacionale e reformimit të sistemit arsimor parauniversitar Sot jam takuar me ministrin...

Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, September 22, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco