Kurti tregon si e festoi 28 nëntorin me Fehmi Lladrovcin para udhëtimit në SHBA

Kurti tregon si e festoi 28 nëntorin me Fehmi Lladrovcin para udhëtimit në SHBA

14:46, 22/09/2020

 

Kryetari i LVV-së Albin Kurti, tregon se 28 nëntorin 1997 e kanë kremtuar bashkë në München të Gjermanisë. Mandej udhëtuan për Düsseldorf ku qëndruan një natë, para se të vazhdonin për Amsterdam prej nga fluturuam për ShBA. 
 
Sipas tij Fehmi Lladrovci ishte siç ma kishte përshkruar Adem Demaçi: porsi prushi ("zharavë", nofkë kjo e Bacës Adem për të nga koha e burgut në Stara Gradishkë të Kroacisë). Përveçse i burgosur politik, Fehmi Lladrovci ishte inxhinier i makinerisë nga Universiteti i Zagrebit.
 
"Nëse luftëtari i UÇK-së është sa çereku i Fehmi Lladrovcit, s'ka gjë që na ndal, mendova me vete", tha Kurti.
 
Ai tregoi se shoqata "Shqiponja", e udhëhequr nga Lulzim Dragidella e pat organizuar atëbotë festën e 28 nëntorit 1997 në Gjermani, ku morëm pjesë bashkë me Bujar Dugollin, e ku takova Fehmi Lladrovcin e Rexhë Ibërdemajn.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco