Dosjet e reja/ Zyrtarët e Speciales futen në zyrat e OVL-UÇK-së

Dosjet e reja/ Zyrtarët e Speciales futen në zyrat e OVL-UÇK-së

13:21, 22/09/2020

Kanë arritur në zyrat e OVL UÇK-së  zyrtarë të Gjykatës Speciale për të marrë dosjet, të cilat për të tretën  herë me radhë i janë dorëzuar kësaj organizate.

Ndërkohë pak më parë Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, u shpreh se në këto dosje përmenden figura të njohura.

“Kanë ardhur dosje të tjera. Janë dosje të dala nga Gjykata Speciale. Ka figura të ndryshme, emra të ndryshëm. Nuk po e dimë kush po i sjell. Arsyeja që kanë ardhur te na ne nuk e dimë. Por kjo gjykatë ka vërtetu me Prokurorinë e Serbisë. Ka emra të figurave të ndryshme. Flitet për ngritjen e aktakuzave”, është shprehur ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco