Ekrem Mustafa: Aksioni në Karaçevë u planifikua sa isha unë ministër

Ekrem Mustafa: Aksioni në Karaçevë u planifikua sa isha unë ministër

12:20, 22/09/2020

Ish-ministri i Punëve të Brendshme MPB, Ekrem Mustafa, që ishte në këtë detyrë deri në shkurt të këtij viti, ka folur lidhur me aksionin në Karaçvevë ku u rrënuan kazinot ilegale.

Mustafa ka thënë se ky aksion ka qenë i planifikuar më parë dhe sipas tij, ka qenë i suksesshëm.

“Aksioni ka qenë i planifikuar, fatmirësisht ka kaluar shumë mirë”, ka  thënë Mustafa.

Mustafa ka treguar se ky aksion ka qenë i planifikuar në tetor ose nëntor të viti të kaluar.

“Ka filluar që një vit, ka qenë i planifikuar diku në tetor ose në nëntor”, është shprehur Mustafa për FO

Ndër të tjera ish- ministri Ekrem Mustafa ka thënë se për të ky aksion ka kaluar me sukses pasi për të e rëndësishme është që asnjë polic nuk është lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco