Fillon zbatimi në praktikë të Ligjit për Zyrtarët Publik

Fillon zbatimi në praktikë të Ligjit për Zyrtarët Publik

12:00, 22/09/2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot ka bërë përurimin e sallës për zhvillimin e procedurave rekrutuese për nëpunësit civilë.

Gjatë kësaj ceremonie, ministri Veliu theksoi se krahas përgatitjeve te? nevojshme për aktet nënligjore dhe teknike për menaxhimin e burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike, janë bërë edhe përgatitjet për fillimin e zbatimit në praktikë të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar sistemin i cili do të shërbejë edhe si portal pune, i emëruar “KONKURSI”, te? cilin do ta përdorin te? gjitha institucionet publike.

Ndërsa, për lëvizje paralele brenda kategorisë dhe ngritjes në detyrë, ka krijuar edhe Qendrën Testuese/sallën për zhvillimin e procedurave rekrutuese,  e cila mund të përdoret edhe nga institucionet tjera derisa ato të krijojnë kushte infrastrukturore për menaxhim dhe zhvillim të këtyre procedurave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco