Policia e Pejës gjobitë kompanitë e transportit dhe udhëtarët për mos bartjen e maskave

Policia e Pejës gjobitë kompanitë e transportit dhe udhëtarët për mos bartjen e maskave

10:15, 22/09/2020

Policia e Rajonit të Pejës ka bërë të ditur se po zbaton në përpikëri planin operacional për shtimin e masave në kontrollin e transportit publik.

Sipas njoftimi të zyrës për media të kësaj drejtorie, vetëm gjatë ditës së djeshme, Njësiti i Komunikacionit Rrugor në Pejë janë lëshuar shtatë fletë-gjoba për pronarët e kompanive të transportit publik në Pejë.

Po ashtu përveç pronarëve të kompanive, janë gjobitur edhe udhëtarët që nuk kanë bartur maska.

“Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës gjegjësisht Njësia e Komunikacionit Rrugor në Pejë, në implementim të këtij plani gjatë ditës së parë të aktivitetit, ka lëshuar 7 (shtatë) fletë gjoba për pronarët e kompanive të transportit publik në Pejë, njëkohësisht janë lëshuar edhe fletë gjoba për udhëtar që nuk kanë respektuar ligjin anti-COVID, për mos bartjen e maskave”, bën të ditur policia e Pejës.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor pran Drejtorisë Rajonale në Pejë, sipas njoftimit që nga data 21.09.2020 ka filluar implementimin e planit operacional për shtimin e masave në kontrollin e transportit publik. Ky aktivitet policor është marr me fillimin e fazës së dytë të procesit mësimor të vitit shkollor 2020/21, ku kemi edhe rritje të numrit të udhëtarëve dhe të nxënësve që shfrytëzojnë mjetet e transportit publik.

Me datë 21.09.2020 në orët e mëngjesit është filluar me aktivitetin policor, duke bërë kontrollin detal te të gjitha subjekteve që ofrojnë transport publik (autobus, kombibus, si dhe taksive), e që sipas vendimeve të Qeverisë obligohen të punojnë me kapacitet të përgjysmuar sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo qytetar.

Policia bën të ditur se  aktiviteti i tillë do të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco