Kryeministri Hoti: Gashi ishte ndër më të zgjedhurit e kohës së tij – do mbetet përherë frymëzim

Kryeministri Hoti: Gashi ishte ndër më të zgjedhurit e kohës së tij – do mbetet përherë frymëzim

14:49, 18/09/2020

Kryeminsitri i vendit Avdullah Hoti, ka ngritur lartë jetën dhe veprën e gazetarit tashmë të ndjerë, Sulejman Gashi.

Hoti u shpreh në mbledhjen komemorative dedikuar publicistit të njohur, se do të mbetet çdoherë frymëzim edhe për të rinjtë që ndjekin rrugën e gazetarisë, raporotn Syri.net Kosova 

”Disa njerëz janë të paracaktuar, të krijojnë  vepra mbresëlënëse dhe kujtime të mira për të gjithë”.

”Dhe kur ndahen nga kjo botë, sigurisht krijojnë zbrazëti të madhe edhe për familjen edhe për miqtë e ngushtë por edhe për shoqërinë”.

”Syla ishte ndër më të zgjedhurit e kohës së tij”.

”Ai ishte emri i njohur i gazetarisë në Prishtinë, veçmas në RTP, e më vonë edhe Korrespodent i RTK-së nga SHBA”.

”Çdo herë i kujtoj me mall paraqitjet e tij nga New York-u, për të dëgjuar lajme të ndryshme nga Washingtoni dhe vende të ndryshme të botës”.

”Ai i takonte brezit të gazetarëve, intelektualëve të një kohe specifike për Kosovën që morën mbi vete një barrën e rrugëtimit të shtetit tonë të pavarur”.

”Do të kujtohet gjithmonë me profesionalizmin e tij. Ai do të mbetet përherë një frymëzim dhe shembull për brezat e rinj. Zëri i tij do të jehojë përherë në kujtesën tonë si i fuqishëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco