'Opozita fiton 100 mandate'/ Deputeti: PS humb 20 % të elektoratit

'Opozita fiton 100 mandate'/ Deputeti: PS humb 20 % të elektoratit

20:24, 17/09/2020

Në studion e SYRI TV, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se sipas sondazheve, opozita fiton mbi 100 mandate.

Edhe deputeti Lefter Maliqi beson se në zgjedhjet e 25 prillit opozita do të fitojë 100 mandate.

Maliqi pohoi se atje ku shkel Rilindja, godet edhe krimi, që sipas tij është bërë njësh me qeverinë. Mes të tjerash opozitari tha se ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj është i dorëhequr për shkak të konfliktit të brendshëm të PS-së në Lezhë.

“Atje ku shkel Rilindja godet krimi. Krimi dhe politika e Rilindjes janë bërë njësh dhe drejtojnë vendin. Shqipëria po tronditet nga krimi. Edhe ngjarja te 'Vasil Shanto' është një mesazh për politikën dhe për shoqërinë. Ministri i Brendshëm është i dorëhequr për shkak të konfliktit të brendshëm të PS-së në Lezhë. Ai është i paaftë kokë e këmbë dhe është përdorur nga Ram. Ia kam thënë edhe atij që do të përfundojë si Tahiri dhe si Xhafaj. Kadare e ka vënë atë si këshilltar dhe po lobon që ta vërë si ministër Mbrojtje. Lleshaj është një servil i shkrimtarit. Largimi i Lleshajt është i lidhur me largimin e Ramës".

"Kalbëzimi i kësaj qeveria është drejt fundit, sepse nuk ka lidhje me socialistët, por vetëm me oligarkët dhe krimin e organizuar. Më vjen keq për opozitën e bashkuar që tregohet kaq e butë. Unë e kam thënë se opozita e bashkuar në 25 prill merr mbi 100 mandate”, tha Maliqi.

Ndër të tjera deputeti nënvizoi faktin Partia Socialiste do të pësojë një humbje rreth 20% të elektoratit në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa shtoi se qeveria ka zhgënyer shumë qytetarë.

“PS do të ketë një humbje rreth 20% të elektoratit. Në Berat do të dalin 4 me 3 për opozitën për shkak të zhgënjimit nga qeveria. Madje, socialistët e ndershëm janë shumë më të zhgënjyer se sa vetë demokratët. Imagjino në qarqet si në Vlorë dhe në Durrës. Rama nuk ka më mbështetje. Mendoni ju se Beqja do të drejtojë Shkodrën, sepse nuk është më i zoti se sa Bushati. Rama është një njeri pa moral, pa ndjenjë njerëzore”, theksoi Maliqi për Ora News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco