‘Nuk ka me polici shteti’/ Reagon ashpër PD: Balla e deklaroi sot si Polici Private të PS

‘Nuk ka me polici shteti’/ Reagon ashpër PD: Balla e deklaroi sot si Polici Private të PS

13:22, 16/09/2020

Partia Demokratike deklaron se nga dita e sotme nuk ekziston më Policia e Shtetit, por ajo është një polici private e PS-së.

Sipas Endri Hasës, këtë e deklaroi sot vetë Taulant Balla.

Deklarata e Endri Hasës:

Prej sot, Policia e Shtetit nuk ekziston më. Ajo është Policia Private e Partisë Socialiste.  Pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një aktivitet policor në Elbasan, bashkë me gjithë drejtuesit e partisë lokale, e ka zhbërë konceptin ‘policia e shtetit’.

Në grahmat e fundit të pushtetit, ata po e bëjnë gati policinë ta përdorin për fushatën elektorale për llogari të Edi Ramës.

Pjesëmarrja e Taulant Ballës është edhe një mesazh i dëshpëruar për krimit, duke e shfaqur veten si shpëtimtarin e ‘çunave problematike’.

• Lajmi i keq është se policia po keqpërdoret si polici private zgjedhjesh, që nuk i shërben qytetarëve por një partie politike.

• Lajmi i mirë është se kanë mbetur vetëm 7 muaj nga shkrirja në një e policisë, e krimit dhe e partisë shtet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco