Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri hungarez, Jozsef Bencze

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri hungarez, Jozsef Bencze

15:17, 15/09/2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë, Jozsef Bencze.

Duke i uruar ambasadorit mirëseardhje në Kosovë, presidenti Thaçi ka theksuar se marrëdhëniet e mira diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të shtrihen edhe më shumë në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë shtetit të Kosovës në vazhdimësi. Presim të thellojmë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka shprehur vullnetin e Kosovës për më shumë bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, e sidomos në aspektin e rimëkëmbjes së ekonomisë nga pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco