Vetëm sivjet 17 gra u vranë në Kosovë

Vetëm sivjet 17 gra u vranë në Kosovë

14:00, 15/09/2020
Vetëm brenda vitit 2020 janë vrarë 17 gra në Kosovë në periudhën janar-shtator.

E për këtë kanë reaguar shumë nga shoqëria civile, përfshirë edhe organizatat joqeveritare, shkruan Syri.net Kosova.

Organizata 'INJECT' ka reaguar së fundmi pas rastit të vrasjes së  Valbona Ndrecaj dhe vajzës së saj nga bashkëshorti Pjeter Ndrecaj, ku të njëjtit i është lehtësuar dënimi.

Për këtë rast kjo organizatë në vitin 2018 ka organizuar protesta të përjavshme në disa qytete të Kosovës kundër dhunës dhe vrasjes së grave.

"Në gusht, 2018, me rastin e vrasjes së Valbona Ndrecaj dhe vajzës së saj nga bashkëshorti Pjeter Ndrecaj, INJECT organizoi protesta të përjavshme në disa qytete të Kosovës kundër dhunës dhe vrasjes së grave. Protestuesit kërkuan që të shkarkohen zyrtarë të cilët u ikin përgjegjësive profesionale dhe duke njohur mungesën e ndjeshmërisë institucionale ndaj grave në vendin tonë kemi bërë vazhdimisht thirrje për drejtësi. Megjithatë, kanë kaluar dy vite dhe vrasësit Anton Ndrecajt dje i është shqyrtuar dënimi me 24 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Gjakovë", kanë bërë të ditur INJECT, përmes një postimi në Facebook.

Sipas tyre shteti vazhdon të dështojë në krijimin e një vendi të sigurtë për gratë. Ato përjetojnë dhunë psiqike, ekonomike, fizike dhe përfundojnë me fatalitet.

"Vetem brenda këtij viti (2020) janar-shtator u është marrë jeta 17 grave, si rezultat i dështimeve institucionale për të mbrojtur gratë dhe për të shqiptuar dënime të merituara për dhunuesit dhe vrasësit".

"Gratë nuk janë të sigurta në shtëpitë e tyre e as në shtetin e tyre", thuhet në postimin e tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco