Gjiknuri: Ndryshimet kushtetuese janë në fuqi, sillni propozimin për listat unike

Gjiknuri: Ndryshimet kushtetuese janë në fuqi, sillni propozimin për listat unike

19:40, 14/09/2020

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri duket se nuk bën asnjë hap pas për implementimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Burime thonë se Gjiknuri i ka bërë të qartë Opozitës së Bashkuar se ndryshimet kushtetuese janë në fuqi, dhe se tashmë mbetet detyrimi që të reflektohen në Kodin Zgjedhor.

Po ashtu Gjiknuri i ka bërë ftesë që deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do të kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në lista të hapura.

Gjiknuri shton se fillimisht duhet që të në fillim duhet të reflektohen ndryshimet kushtetuese, më pas i drejtohet ODIHR-it për rekomandime.

“Ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi. I doni apo nuk i doni kjo është tjetër çështje. Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin për ta reflektuar në Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj që në ditët e ardhshme, deri të premten të sillni propozimet tuaja për: 1) pragun kombëtar zgjedhor, 2) afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe 3) si do kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore. Nuk duhet humbur kohë. Duhet t’i japim bazën ligjore të plotë institucioneve që të përgatisin zgjedhjet.

Kërkesa juaj për të kërkuar në këtë faze mendimin e ODIHR është e çuditshme kur jeni ju që na detyruat që të bëjmë një marrëveshje në 5 qershor, e cila binte në kundërshtim me rekomandimin kyç të ODIHR, që ishte depolitizimi i administratës zgjedhore.

Atëherë nuk donit të pyesnit për ODIHR, ndërsa tani qenkeni kujtuar t’i kërkojmë mendim! Ne pranuam atë çka kërkuat ju në 5 qershor dhe firmosëm bashkërisht pikërisht për t’ju plotësuar juve kërkesat. Gjithsesi e kemi firmosur atë marrëveshje dhe i kemi qëndruar asaj plotësisht,” tha Gjiknuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco