Artistja për A-Show: Po kthehem në Shqipëri të themeloj një parti, Rama një diktator i tmerrshëm

Artistja për A-Show: Po kthehem në Shqipëri të themeloj një parti, Rama një diktator i tmerrshëm

22:53, 02/06/2020

Artistja Inida Gjata Kreuz e cila sot zhvillon jetën e saj në Gjermani, ka bërë të njoftur në A-Show përballë gazetarit Adi Krasta se do të kthehet në Shqipëri për të themeluar një parti, nisur edhe nga situata e fundit ku Rama e ka ëuar Shqipërinë, të cilën e krahason me një makinë të aksidentuar dhe me njerëz të cilët po japin gjak, të cilët duhet dikush ti ëojë për mjekim në spital.

‘Kam vendosur të kthehem në Shqipëri. Po angazhohem politikisht, Po themeloj një parti.

Qëllimin kam zhvillimin kombëtar, por është një parti liberale me synim zhvillimin e tregut të lirë.

Nuk e prisnim nga Edi Rama.

Edi Rama që ka qenë simbol i njeriut liberal dhe njeriut progresist nuk mund tja lejonte vetes të shndërrohej në diktatorin më të tmerrshëm që kemi patur deri tani.

Unë nuk e kuptoj dot se si është tjetërsuar ky njeri

Dhe si i thotë mendja që është i pazëvendësueshëm dhe që rrënjët e tij janë kaq të thella.

Më duket aty sikur e kanë lënë Shqipërinë në mes të rrugës dhe është aksidentuar keq dhe është duke humbur gjak, dhe i vetmi njeri me makinë jam unë. Mos ta ëoj në spital? Si thua?’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco