Dy datat që shënojnë lindjet më të shumta dhe më të rralla në botë

Dy datat që shënojnë lindjet më të shumta dhe më të rralla në botë

19:02, 01/07/2025

Ja cilat data të lindjes janë më të shpeshta dhe cilat më të rralla sipas statistikave

Shumë herë është diskutuar se cilat periudha të vitit janë më të përshtatshme për konceptimin e fëmijëve. Sipas statistikave, më shumë foshnje lindin në fillim të vjeshtës, veçanërisht në muajin shtator.

Organizata World of Statistics ka publikuar të dhëna interesante për ditëlindjet më të zakonshme në botë. Rezulton se data më e shpeshtë e lindjes është 9 shtatori, ndërsa 19 shtatori është data e dytë më e zakonshme. Muaji shtator dominon listën, me datat 12 dhe 17 shtator që zënë vendet e tretë dhe të katërt.

Një arsye kryesore për këtë trend lidhet me periudhën festive të fundvitit, në dhjetor dhe janar, kur shumë njerëz kalojnë më shumë kohë në shtëpi, duke rritur mundësitë për konceptim.

Në anën tjetër, dita më e rrallë për lindje është 29 shkurti. Personat e lindur më këtë datë, të njohur si “fëmijë të vitit të brishtë”, festojnë ditëlindjen e tyre të vërtetë vetëm një herë në katër vjet. Në vitet jo të brishta, ata zakonisht festojnë më 28 shkurt ose 1 mars. Në disa vende, ekzistojnë rregullore të veçanta për të përcaktuar moshën madhore ose të drejtat ligjore të këtyre personave.

Përveç 29 shkurtit, lindjet janë më të rralla edhe në ditët e festave të mëdha si Krishtlindjet (25 dhjetor) dhe Viti i Ri (1 janar). Kjo ndodh sepse shumë lindje të planifikuara ose ndërhyrje cezariane shmangen në këto data, dhe pjesa më e madhe e stafit mjekësor është në pushim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco