Ne mund të jemi shumë inteligjentë por në ditët e sotme kur çdo gjë ndryshon shumë shpejt nuk duhet të kemi egoizëm. Artikulli më poshtë do t’ju ndihmojë se çfarë qëdnrime duhet të mbani në punë dhe kudo në jetë që të përshtateni me çdo situatë të mundshme.
Të jesh i përulur mund të jetë një lloj superfuqie që ndihmon në shmangien e gabimeve që shpesh vijnë nga vetëbesimi i tepërt. Por, për shumë intelektualë, kjo mund të jetë e vështirë për t'u pranuar, duke shpërfaqur një prirje për të krijuar shpjegime të sofistikuara, duke besuar se inteligjenca dhe kompleksiteti shkojnë gjithmonë bashkë.
Në botën e shpejtë të ekonomisë, ndodhin ngjarje që janë të pamundura për t'u parashikuar me saktësi. Shumë njerëz do të mbeten të pafuqishëm për të shpjeguar luhatjet e tregut, ndërsa të tjerët mund të paraqesin teoritë më komplekse që nuk janë shumë të sakta. Kjo tregon se ndonjëherë kërkimi për të kuptuar mund të bëhet një iluzion intelektual, ku njohuritë dhe modelet shpesh nuk arrijnë të ofrojnë përgjigje të qarta.
Një tjetër sfidë është se inteligjenca shpesh lidhët me suksesin profesional dhe prestigjin, por ky nuk është gjithmonë treguesi i duhur për vlerën e një ideje. Ndërsa njerëzit e mençur mund të mbajnë pozita të larta, ajo që është më e rëndësishme janë idetë dhe jo statusi. Ajo që ndihmon zhvillimin është hapja ndaj mendimeve të reja, madje dhe kur ato vijnë nga njerëz me më pak autoritet.
Megjithatë, ky koncept mund të krijojë problem për ata që janë shumë të fokusuar në qëndrueshmërinë intelektuale. Njerëzit e zgjuar shpesh përpiqen të mbajnë pozita të caktuara, edhe kur bota rreth tyre ndryshon. Ndërsa këta individë mund të jenë ekspertë në fushat e tyre, nganjëherë është e vështirë të përshtaten me kohën.
Në këtë kuadër, ata që nuk janë të ngarkuar me histori intelektuale të kaluar mund të kenë më shumë mundësi për t'u përshtatur dhe për të zhvilluar ide të reja që reflektojnë realitetet e reja, ndërsa të tjerët mund të ngelen të bllokuar nga ide të vjetra që nuk janë më të dobishme.
Ky përqendrim te idetë dhe fleksibiliteti mendor është çelësi për të kuptuar se si mund të menaxhojmë më mirë sfidat e një bote që është gjithnjë në ndryshim. Syri.net-newsbomb.gr.
© SYRI.net