Ditën e sotme, populli amerikan i dha lamtumirën e fundit ish-presidentit të SHBA-së, Jimmy Carter, i cili u nda nga jeta në 29 dhjetor të vitit të kaluar, në moshën 100-vjeçare.
Në këtë ceremoni mortore prezent ishin, presidenti i zgjedhur Donald Trump, presidenti në ikje Joe Biden, zv.presidentja në ikje Kamala Harris, ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton e gjithashtu ish-kandidatja demokrate Hillary Clinton (u përball me Trump në zgjedhjet e 2016).
Në homazhet që u mbajtën për Carter në altarin e Katedrales Kombëtare, u vu re se rivalët e Trump u përpoqën që të zinin një vend ku të ishin afër presidentit të zgjedhur.
© SYRI.net