FOTOLAJM/ Dita Botërore e Fotografisë

FOTOLAJM/ Dita Botërore e Fotografisë

22:56, 19/08/2024

Dita Botërore e Fotografisë shënohet çdo vit, për të nderuar njerëzit, kudo në botë, që shprehin dhe i bartin ndjenjat e tyre përmes artit të fotografisë. Po ashtu, kjo ditë duhet të nxisë diskutime dhe entuziastët e fotografisë, si dhe të kujtohen pionierët e këtij arti për kontributin që kanë dhënë në historinë e njerëzimit.

“Dagerotip” – një proces fotografik i zhvilluar nga francezët Louis Daguerre dhe Joseph Nicephore Niepce më 1837. Sipas raportimeve, më 9 janar 1839, Akademia Franceze e Shkencave bëri një njoftim në lidhje me dagerotipin. Ndërkaq, më 19 gusht, Qeveria franceze e bleu patentën dhe deklaroi se kjo do të jetë dhuratë “falas për botën”, pa asnjë të drejtë të autorit.

Me dagerotip nuk u bë fotografia e parë. Më 1826, Niepce kishte bërë foton e parë, atë që quhet si “Pamje nga dritarja në Le Gras”, me procesin e quajtur heliografi.Selfi i parë është bërë më 1839, nga amerikani Robert Cornelius. Ndërkaq, fotografia e parë kolor është bërë nga Thomas Sutton më 1861, me tri foto bardhezi përmes tre filtrave – kuq, gjelbër dhe kaltër.

Fotografia e parë digjitale është bërë më 1957, gati 20 vjet para se kompania Kodak ta zbulojë kamerën e parë digjitale. 

FOTOT: Felix Bilani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco