Fjalitë që nuk duhet të thuash kur grindesh me partnerin

Fjalitë që nuk duhet të thuash kur grindesh me partnerin

15:40, 30/01/2024

Të gjithë marrëdhëniet kanë ulje-ngritjet e tyre. Ajo çfarë është e rëndësishme të kujtohet është se empatia ndaj tjetrit është çfarë e mban komunikimin gjallë dhe zgjidh problemet, cilat do qofshin ato. Në të kundërt, ti dhe partneri yt do të krijoni plagë që do të qëndrojnë aty për gjatë gjithë raportit tuaj.

Kujtoni se ka fjala rëndon dhe lëndon shumë, prandaj mendohuni 2 herë para se të flisni dhe tregoni takt. Ka disa gjëra për shembull që nuk duhet t'ja thoni kurrë bashkëshortes/it tuaj.

Kurrë mos kërcëno me ndarje/divorc

Mos i thoni kurrë partnerit se do ta lini nëse s'e keni seriozisht. Frika e braktisjes i ka rrënjët e thella te secili prej nesh dhe kur bëni këtë lloj presioni ata ndihen të kërcënuar keq. Dialogu i brendshëm përballet me idenë që në fakt, është e mundur të jetosh pa partnerin tënd. Ky lloj "kërcënimi" shkakton mosbesim dhe ndjesi refuzimi që ndikojnë rrjedhimisht te krijimi i distancës në intimitet.

Mos përdor kurrë frazën "mos fillo"

Eshtë shumë fyese dhe poshtëruese për palën tjetër. Këto fjalë tregojnë dominancën që ka partneri mbi ty dhe mungesën e dëshirës për të dëgjuar argumentin apo kritikën tënde.

Mos thuaj kurrë "je si nëna jote" 

Ose si ndonjë pjesëtar tjetër i familjes. I bën ata të ndihen të pashpresë dhe mbi të gjitha krijon armiqësira të panevojshme. Respekto limitet e secilit dhe sërish, mos harro të jesh empatik.

Mos thuaj “Nuk kam më respekt për ty"

Kjo fjali i vë vulën çdo bisede dhe është shumë e rëndë për tjetrin. Ti ndihesh i dobët, i keqtrajtuar dhe i pavlerësuar nga njeri që supozohet të të mbështesë më shumë.

Mos thoni "bëje kështu si them unë"

E bëni të ndihet inferior dhe lidhjen tuaj të duket mbytëse. 

Mos thoni "ti gjithmonë këtë bën..."

Eshtë një lloj gjuhe toksike që e bën partnerin të marrë pozicion mbrojtës dhe kjo krijon distancë. 

Siç mund ta kuptoni, çelësi është te komunikimi që përdorni. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco