Britania në alarm, çdo 6 minuta vidhet një celular në Londër

Britania në alarm, çdo 6 minuta vidhet një celular në Londër

12:06, 10/08/2023

Policia britanike bën me dije se një celular vidhet në çdo gjashtë minuta në Londër. Dhe për këtë, ka kërkuar ndihmën e kompanive telefonike që të frenohet ky fenomen tepër shqetësues për organet e rendit, shkruan BBC.

Shërbimi i Policisë Metropolitane (MET) thotë se 90.864 telefona, ose pothuajse 250 në ditë, janë vjedhur në vitin 2022. Statistikat tregojnë gjithashtu gati 70% të të gjitha vjedhjeve në Londër vitin e kaluar kanë qenë lidhur me celularët.

Të dhënat e policisë tregojnë se të rinjtë janë të përfshirë në mënyrë disproporcionale në grabitje, si viktima ashtu edhe si autorë, me ata të moshës 14-20 vjeç, veçanërisht në rrezik për t’u vënë në shënjestër të kriminelëve.

“Ne mirëpresim mundësinë për të punuar me MET, zyrën e kryetarit të bashkisë, prodhuesit e pajisjeve dhe industrinë e gjerë për të vazhduar uljen e mëtejshme të këtij krimi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco